Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza Ramës dhe Ballukut: Rrugën me kosto 800 mijë e kaluan me 3.4 milionë kilometrin

Berisha akuza Ramës dhe Ballukut: Rrugën me kosto 800 mijë e

Kryedemokrati Berisha iu drejtua me tone të ashpra ministres Balluku dhe Edi Ramës për korrupsion në ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë.

Nga tubimi qytetar ai tha se 17 kilometrat e fundit të rrugës u ndërtuan me një kosto 4 herë më të lartë sesa pjesa e parë, duke arritur në 3.4 milionë euro për kilometër, ndërsa fillimisht ishin ndërtuar për 800 mijë euro kilometri. Berisha u shpreh se, këto para shkojnë në llogaritë bankare të qeveritarëve dhe jo për nevoja publike si ilaçe apo shkolla.  

Berisha: Miq, dje Edi Rama jepte sihariq, se përfundoi rruga Korçë-Ersekë.

Rruga Korçë-Ersekë miqtë e mi përfundoi pas 13 vitesh, dhe dua t’u informoj këtu se, për ndërtimin e 17 kilometrave rrugë u deshën 11 vite. 18 kilometrat e para të rrugës Korçë-Ersekë përfunduan brenda 2 viteve me një kosoto 800 mijë euro kilometri.

Merrini të dhënat, shihini. 800 mijë euro kilometri. Çfarë ndodhi me 17 kilometrat e tjera?

Pra, në qoftë se 18 kilometrat e para u ndërtuan me 15 milionë euro, 17 kilometrat e dyta të rrugës u ndërtuan me 54 milionë euro. U ndërtuan me një çmim 4 herë më të lartë.

Shikoni pra, sa vjedh Edi Rama dhe lubi Balluku.

Rrugën që ndërtohej me 800 mijë e kaluan me 3.4 milionë kilometrin.

Po këto nuk shkojnë për të sëmurët, nuk shkojnë për shkollat, këto shkojnë për vital, për kontot e fryra bankare edhe kanë moral këta të dalin të kërkojnë vota.

Qytetare dhe qytetarë, vezë dhe domate kudo që t’i gjeni. Vezë dhe domate hajdutëve fytyrës kudo që t’i gjeni!

Mos i lejoni të bëjnë xhap në rrugicat e rrugëve tuaja. Këta hajdutë duan t’i damkosni. Vjedhjet e tyre janë fatkeqësia juaj!
Pensioniste e pensionistë, ja pra ku shkojnë paratë dhe juve ju japin thërrime, dhe tallen me ju.

Nuk durohet më! Koha ka ardhur! Në revoltë, në mosbindje civile, në fitore.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Të fundit