Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza Ramës: I urdhëruar nga Vuçiç, refuzoi rezolutën për gjenocidin serb

Berisha akuza Ramës: I urdhëruar nga Vuçiç, refuzoi
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjësin e vetëm për mosvotimin në parlament të një projekt-rezolute për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Në një prononcim për mediat pas takimit me Presidenten në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, Berisha tha se nuk e kursen Taulant Ballën, por fjala rezolutë është hequr nga Rama me urdhër të Vuçiç.

Ju thatë se Edi Rama ka refuzuar votimin e rezolutës. Kush ju tha?

Rama e refuzoi votimin e rezolutës. Sepse ishte fjala rezolutë dhe fjala u hoq. Unë nuk kursej Taulant Ballën, të jeni të sigurt që se bëj. Por që ta fajësoj atë për një gjë që se ka, këtë s’mund ta bëjë sepse fjala u hoq para votimit. Dhe ajo fjalë nuk mund të hiqej kurrë, nuk mund të hiqej kurrë pa urdhrin e Edi Ramës.

Sepse ata që e miratuan, pavarësisht seç konsideratë kam unë për ta, ata e vunë fjalën rezolutë, por që më pas u hoq sepse e urdhërojë Vuçiçi Edi Ramën.

Të fundit