Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza të forta ndaj Ballës: Ka porositur vrasje, por gëzon imunitet

Berisha akuza të forta ndaj Ballës: Ka porositur vrasje, por

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj ministrit Taulant Balla, duke pretenduar se ai ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale, përfshirë edhe porositje vrasjesh.

Gjatë një komunikimi me qytetarët, Berisha u shpreh se, sipas tij, ekzistojnë dokumente zyrtare që implikojnë Ballën në veprimtari kriminale, por që janë asgjësuar me vendim të organeve të drejtësisë në Elbasan.

Berisha: Taulant Balla është sot në parlament, pas Edi Ramës, njeriu me dokumente zyrtare, i provuar si njeri që ka porositur vrasje. Këto dokumente janë asgjësuar me vendim të një prokurori dhe një gjykatëseje në Elbasan. Procesverbali i këtij vendimi ekziston dhe është publikuar.

Taulant Balla ka bërë marrëveshje me kartelin e Suel Çelës për të arrestuar bandat rivale në mënyrë që ato t’i sigurojnë qindra mijëra vota dhe kjo marrëveshje është zbatuar.

Taulant Balla është personi që u dërgua nga Suel Çela për të liruar nga burgu dy terroristë që kishin vendosur tritol në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës për të hedhur atë në erë. Tritoli ra nga shala dhe shpërtheu në rrugë. Balla ka dhënë porosi për të vendosur revolen në rrethimin e oborrit një të familje që ky i konsideronte josocialistë në mënyrë që ata të arrestoheshin.

Balla është autor i krimit të Toyota Yaris ku u akuzua se priste 5 milionë euro, por në fakt ai është i regjistruar kur ishte ministër dhe bëri gjithçka për të liruar jo paratë, por edhe makinat që i përkisnin kartelit Çela. Natyrisht këto i kemi bërë publike, por ai ka imunitet siç ka Lubi Balluku, siç ka Edi Rama. 

Të fundit