Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza të forta: Rama fshihet nga Kuvendi, u akuzua nën betim se ka porositur vrasje

Berisha akuza të forta: Rama fshihet nga Kuvendi, u akuzua nën betim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ky i fundit po shmang përballjen në Kuvend pas një dëshmie në gjykatë që, sipas tij, e implikon në një çështje të rëndë kriminale.

Nga Kuvendi, Berisha deklaroi se tre ditë më parë, në një seancë gjyqësore, Rama është akuzuar nën betim për porosi vrasjeje.

Ai tha se në dëshmi pretendohet se kryeministri ka kërkuar identifikimin e targës së një mjeti, duke e interpretuar këtë si përpjekje për të “marrë në shënjestër” një person.

“Pse e fshihni kreun e organizatës kriminale Edi Ramën nga parlamenti? Pse, ai nuk paraqitet në asnjë interpelancë? Pse turpëroheni nga veprat e tij dhe nuk e nxirrni dhe pranoni t’u llomotisë në ato mbledhjet e asamblesë çfarë do e çfarë nuk do, pse nuk del këtu?

Cila është arsyeja që e fshihni atë? Tre ditë më parë e akuzuan në sallën e gjyqit ndër betim se ka porositur vrasje.  E dëgjuat ju këtë? Ka porositur vrasje.

Jeni dëshmitarë kur i thoshte tjetrit ta dimë targën. Kur i thuhet tjetrit të di targën, do të thotë të marr nishan. Ta di targën, i thoshte. E ke personale, i thoshte. a që del dëshmitari në gjyq tani dhe i thotë se ka porositur vrasje. Prandaj nuk del këtu ai.

A ekziston për këtë pseudomazhorancë ligji i konfliktit të interesit? Jo. Me tre vendime i ka dhënë vëllait të vet 38 mijë metër katrorë. Sarajet e tij janë me 8400 metër katror oborr-park. Të deklaruara vetëm 4 mijë, edhe ato nga tokë bujqësore të shndërruara në kopsht me hajni.”

Berisha ngriti pikëpyetje për mungesën e Ramës në interpelanca parlamentare, duke akuzuar mazhorancën se po e mbron dhe po e fsheh nga përballja publike.

Ai e cilësoi situatën si të papranueshme dhe kërkoi transparencë për akuzat e ngritura në gjykatë.

Gjithashtu, lideri i opozitës hodhi akuza për konflikt interesi dhe përfitime të paligjshme, duke pretenduar se vendime qeveritare i kanë dhënë sipërfaqe toke familjarëve të kryeministrit. Ai shtoi se këto çështje kërkojnë hetim të plotë dhe përgjigje nga institucionet.

“Pse e fshihni ju Edi Ramën? Si do kaloni ju në këtë mënyrë? Cili ishte ministri i Brendshëm që ka porositur vrasje me të? Na thuaj pak se është deklaratë nën betim, është dëshmi nën betim ajo para gjykatësit.

Tani cili është se ja ku janë, ta gjejnë vetë se cili është. Si u duket ju kjo? Nga një Irfan Azizi nga Berati. Si u duket ju kjo? A e kuptoni se keni kryetar një kryetar organizate kriminale?”

Të fundit