Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza Ramës: Ke shkelur ligjin elektoral, do të ta çjerrim maskën e bamirësit

Berisha akuza Ramës: Ke shkelur ligjin elektoral, do të ta

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se nuk ndodh në asnjë vend të botës që një km rrugë të ndërtohet 24 mln euro, ashtu sic bën Rama.

Në prezantimin e Luçiano Boçit si kandidat për kryetar bashkie, Berisha tha se vetëm me bordet qe ai i quajti ‘komuniste’ të naftës dhe ushqimeve, Rama u ka grabitur 430 mijë lekë çdo qytetari, ose nje rrogë.

Berisha wshtw shprehur se Rama wshtw njw hajdut që nuk njeh ligj dhe standard por mw 14 maj populli do të ia çjerrw maskën.

Kryedemokratim shprehet se Shqipëria është i vetmi vend në botë me kryeministër që blen vazon e drurit 4 mln euro, që shpenzon 22 milionë euro udhëtime me avion.

Edi Rama në këto 8 vite ka rritur borxhin me 43 % ka marrë 5 mld euro borxh. Edi Rama në këto 8 vite ka vjedhur qytetarët sa asnjë kryeministër në Evropë dhe botë. Sot ai, këto ditë për të fshehur fytyrën e hajdutit të shëmtuar ka vendosur maskën e bamirësit dhe u thotë pensionistëve ja ku keni një 5 mijë lekësh, u thotë infermierëve e policëve se do u rrit rrogën.

Unë u them pensionisteve dhe rrogëtareve se vetëm me bordet komuniste të naftës dhe ushqimeve, sipas ekonomistëve ai ka grabitur 430 mijë lekë çdo qytetari. Pra një rrogë. Njeriu që premtoi rrogën e 13 u mori edhe rrogën e 12, ia vodhi qytetarëve.

I them këtu, ligji elektoral është ligj elektoral. Ti vërtet ke vendosur maskën e bamirësit, por të garantoj se më 15 maj do të çjerrim maskën dhe do të nxjerrim fytyrën e shëmtuar që ke. Një hajdut që nuk njeh ligj dhe standard.

Ka ligje dhe norma elektorale që ti i shkelmon. Ti mendon se di iu kalosh me maskën e bamirësisë. Mbaje mend këtë fjalë, më 15 maj maskën do të çjerrim.

Kjo varfëri në rritje ka një shkak dhe vetëm një. Vjedhjet që bën. Shqipëria është i vetmi vend në botë që ndërton 1 km rrugë në fushë 24 milionë euro, në Gjermani ndërtohet 2-3 mln euro.

Shqipëria është i vetmi vend në botë që ndërton shkollën 6 mln euro, ndërsa në Berlin dhe Paris 700 mijë euro. Shqipëria është i vetmi vend në botë me kryeministër që blen vazon e drurit 4 mln euro, që shpenzon 22 milionë euro udhëtime me avion.

Një kryeministër që nuk ka shpirt për qytetarët e tij, por shikon tek qytetarin viktimën që ka vjedhur dhe e urren atë. Edhe në më 14 maj do ti presim atij biletën që meriton”, tha Berisha.

 

Të fundit