Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Berisha akuzon Ramën dhe Filip Çakullin: Manipuluan regjistrimin për të organizuar 21 Janarin! Meta dha dorëheqjen, kishte standarde atëherë jo si tani

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të reja të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Filip Çakulli, duke i akuzuar se manipuluan dhe montuan një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti, me qëllim që të krijonin skenën politike që çoi në ngjarjet e 21 Janarit.
Sipas Berishës, Rama dhe Çakulli kanë “falsifikuar me copy-paste” një video ku paraqitej sikur Ilir Meta kishte marrë 700 mijë euro ryshfet, ndërsa në të vërtetë – sipas tij – bëhej fjalë për një shkresë të një biznesmeni që kërkonte zbatimin e një vendimi gjyqësor dhe kompensimin e dëmit financiar.
Berisha pretendoi se e gjithë kjo ishte “pjesë e një skenari të dhunës” që kulmoi me protestën e 21 Janarit, duke e quajtur Ramën “skenaristin e vërtetë”.
Ai theksoi se si kryeministër nuk ka pasur dijeni për çfarë mund të dinte Ilir Meta, por kujtoi se Meta “kishte standarde të tjera”: sipas tij, më 14 apo 15 janar Meta kishte shkuar në Kryeministri dhe i kishte thënë se do të jepte dorëheqjen për të shkuar në Prokurori si qytetar i thjeshtë, jo si zëvendëskryeministër.
Berisha e cilësoi këtë si shembull të një sjelljeje institucionale që, sipas tij, mungon sot: “Meta dha dorëheqjen atëherë; sot Rama vrapon të anulojë vendimet e gjykatës për të ruajtur veten.”
PJESE NGA DEKLARATA
Së pari, dihet botërisht se Edi Rama për të organizuar 21 Janarin, manipuloi dhe falsifikoi në bashkëpunim me Filip Cakullin një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti sipas të cilit Ilir Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte të drejtën e tij.
Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin, ose i ishte kërkuar nga Dritan Prifti ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim.
Fjala ime ishte kjo: nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Nxirre.
Kjo është e vërteta.
Kurrë, kurrë nuk më merr dot kush mua peng.
E dyta, ka pasur një shkresë të firmosur në mos gaboj nga pronari i një kompanie që kishte fituar me gjyq, jo nga qeveria, por me gjyq, koncesionin e një hidrocentrali. E kishte fituar me gjyq, qeveria ia kishte dhënë një kompanie tjetër.
Dhe ky zotëri shkruante në shkresën e tij se nga moszbatimi i vendimit të gjykatës, kompania ime ka humbur 700 mijë euro.
Dhe Ilir Meta, meqenëse shkresën ia kishte adresuar edhe Ilir Metës ky biznesmeni, meqenëse ishte ministër, Ilir Meta i thotë Dritan Priftit, duhet zbatuar vendimi i gjykatës sepse i është bërë dëmi 700 mijë euro kompanisë.
Edi Rama dhe Filip Çakulli marrin fjalë me copy-paste me 28 herë në video dhe nxjerrin sikur Ilir Meta i ka thënë se kemi marrë 700 mijë euro.
Që këtu, cilido që do të hetojë këtë çështje, mendoj se e ka të qartë se kjo ishte pjesë e skenarit të dhunës me 21 Janar.
Pra, skenaristi del vetë Edi Rama.
Tani, se çfarë di Ilir Meta, sigurisht mund të dijë se ka qenë zëvendëskryeministër, por Ilir Meta në datën 14 apo 15 janar, pra para 21 Janarit, ka ardhur në zyrën tim dhe më ka thënë se unë do jap dorëheqjen sepse unë në prokurori nuk shkoj si zëvendëskryeministër.
Ishin standarde të tjera ato, jo standardet e Ramaduros që vrapon për të ruajtur prapanicën e vet duke hedhur në gjyq vendimin e gjykatës.
Akt i turpshëm, i paprecedent.
Jo, tha ai, nuk shkoj te prokurori si zëvendëskryeministër, do shkoj si qytetar i thjeshtë para tij.
Dhe unë e përgëzova.
Dhe meqë jemi këtu, se ka nga ata kalemxhinjtë e Edi Ramës që shkruajnë se mungon institucioni i dorëheqjes, u them këtyre zotërinjve se institucioni i dorëheqjes ekziston dhe është ushtruar në të gjitha rastet, përveç njërit në Shqipëri, në memorien time.
Por problemi është se ju jeni të indoktrinuar apo të paritur nga Edi Rama.
Jeni të paritur, mos flasim më për indoktrinim.
Kjo është fjala e vërtetë tani.
Jeni të paritur nga Edi Rama dhe shkruani çfarë i intereson atij.
Po. Kështu që...
Tani për sa i përket përgjegjësisë, nuk kam, domethënë një skenar i atillë i dhunshëm natyrisht i pari i paprecedent ndonjëherë, por me ato që kam konstatuar, masa ishin marrë, kështu që nuk di ndonjë përgjegjësi për çfarë thotë Meta.
Si kryeministër unë mund të them se ai ishte një agresion i vërtetë me hunj, me dinamit, me plumba ndaj ndërtesës së Këshillit të Ministrave.
Se si mund të parandalohej një demonstratë që organizohet me të gjitha këto, natyrisht edhe mundet, por ai është një proces jashtëzakonisht më shumë teorik se sa praktik.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38