Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza Ramës: Tentoi grusht shteti për të mbrojtur Ballukun

Berisha akuza Ramës: Tentoi grusht shteti për të mbrojtur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama nga protesta e opozitës se për dy muaj ka tentuar të bëjë një grusht shteti brenda shtetit, duke përdorur pushtetin e ekzekutivit për të bllokuar prokurorinë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Berisha pretendon se qëllimi ishte mbrojtja e Belinda Ballukut, e akuzuar dhe e marrë e pandehur nga SPAK për abuzime me tenderat në tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.

“Ishim në pragun e një grushti shteti brenda shtetit. Rama prej dy muajsh përdori pushtetin e ekzekutivit për bllokimin e prokurorisë dhe Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur bashke hajduten e 50 mln eurove në tunelin e Llogarasë, për të mbajtur në detyrë bashkëautoren e vjedhjeve të qindra miliona eurove”, tha Berisha.

 

Të fundit