Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Alibeaj një sharlatan, mori në mbledhje 4 deputetë që s’janë të grupit të PD

Berisha: Alibeaj një sharlatan, mori në mbledhje 4 deputetë

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi sërish mbledhjen e deputetëve që thirri një ditë më parë Enkelejd Alibeaj. Ai tha se në mbledhjen e Alibeajt ishin katër deputetë që nuk janë të grupit të PD.

Gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e Alibeajt se e ka kuorumin, duke theksuar se nevojiten 26 deputetë e jo 19 sa ishin të pranishëm në mbledhje.

Berisha e quajti Alibeajn një sharlatan që e lë veten të përdoret nga kryeministri Edi Rama.

“Së pari siç e keni konstatuar ju janë tre votime me 44 mijë anëtarë të përsëritura, të pakundërshtuara nga asnjë njeri nga asnjë rast. Në këtë mes një grup i vogël, ndër ta ish-kryetari dhe 2-3 të tjerë, edhe ky Alibeaj të kapur nga qeveria thonë se këto nuk kanë ndodhur.

E vërteta është se kjo lojë dështoi në mënyrë përfundimtare, sepse ishte një peng për të kapur pluralizmin. Loja këtu ishte të mos ketë pluralizëm ose të kemi pluralizëm që ta komentojmë.

Dje tha që unë kam kuorum. Dje në mbledhje ishin në mbledhje 4 deputetë që nuk janë të grupit të PD, sepse ja ka dhënë partive të tjera. Për të patur kuorum duhet të ishin 26 deputetë. Një sharlatan që ka mungese respekti për veten e tij. Keq përdoret nga Rama”, tha Berisha.

 

Të fundit