Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Alimehmetin e kam pritur me kërkesën e tij, Salianji nuk ka kërkuar takim

Berisha: Alimehmetin e kam pritur me kërkesën e tij, Salianji nuk ka

Kreu i PD-së, Sali Berisha sqaroi zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, duke theksuar se procesi i analizës do të çojë drejt kongresit zgjedhor dhe vendimmarrjes së plotë nga anëtarësia.

Kreu i PD-së deklaroi se çdo ndryshim në strukturat drejtuese do të vijë vetëm nga vullneti i demokratëve dhe jo nga interesa apo pozicione individuale.

“Ilir Alimehmetin e ka pritur, ka kërkuar takim dhe e kam pritur. Anëtari i kryesisë, Salianji nuk ka kërkuar. Alimehmeti nuk ka sjellë asnjë platformë, kemi bërë një bisedë dhe pak a shumë i kam thënë këto që po u them ju. Ne kemi një statut, kemi një vullnet.

Por një gjë ta dijë kushdo, për asnjë lloj qëndrimi, unë Edi Ramës nuk i jepja luksin, nuk i jepja material kundër raportit të OSBE/ODIHR. Atë nuk e bëja kurrë unë.Se unë dy premtime të thjeshta kam pasur. Kam premtuar se do mbroj votën dhe ripërsërita për këtë, në kushte jo të lehta, 2001-shin, e mbrojta votën, ja ku i keni.

Nuk ishte një takim në grup, ishte një takim midis meje, Alimehmetit, e kërkoi vetë, kryekëshilltar i opozitës në Bashkinë e Tiranës dhe drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD”, tha Berisha.

Të fundit