Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Altin Gjoka ose Irena me pantallona u fut të referojë sot në klubin e mëkatarëve

Berisha: Altin Gjoka ose Irena me pantallona u fut të referojë sot

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sot raportimin e Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve.

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha e cilësoi Dumanin si Altin Gjoka ose ‘Irena me pantallona’ i cili u fut të referojë sot në klubin e mëkatarëve.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë, të të vërtetave, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Të dashur miqtë tanë italianë, doktor Xhuzepe Matia, doktor Vinçenzo Alegra.

Mirënjohjen time më të pakufishme për solidaritetin tuaj në këtë betejë, e cila synon të rivendosë votën e lirë, të rivendosë shtetin ligjor, të rivendosë sistemin demokratik në një vend ku ato janë zëvendësuar nga narkoshteti i Edi Ramës.

Shteti i parë dhe i vetëm i drogës, krimit dhe vjedhjeve në Europë.

Miqësia dhe bashkëpunimi i PD me ju daton shumë e shumë kohë përpara, por u garantoj sot se ne mbetemi po aq të vendosur sa ç’ishim në betejën për përmbysjen e diktaturës komuniste, në këtë betejë për përmbysjen e diktaturës së drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Miqtë e mi, sot para shqiptarëve në parlament patë skena të cilat kurrë nuk i keni parë.

Sot Altin Gjoka me pantallona, Irena me pantallona u fut të referojë në klubin e mëkatarëve.

Karshi i qëndronte Olta grabitqare, e burrit strategjik.

Ngjitur bosi i drogës së malësive të Lezhës, por edhe i shtëpive të barit, deputeti Ndreca.

Më tej karshi tij qëndronte vëllaçkoja e i Gerond Xhafës, që menaxhon pasuritë e tij të krimit, Fatmir ziu.

Në krye të klubit qëndronte Klodeta e amendamentit 500 milionë për djegësin e Erion Velisë.

Relator ishte dhunuesi i shpërfytyruar i zgjedhjeve në qarkun e Kukësit, Pandeli Majko me dosje të rëndë krimi elektoral.

Ngjitur me të, famëzi Qefalia, që ka marrë 70 milionë euro tendera nga Erion Veliaj.

Të fundit