Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Altin Troplini mbron me çdo çmim krimin e partisë, humbja do ta çojë atë para përgjegjësisë

Berisha: Altin Troplini mbron me çdo çmim krimin e partisë,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje publike denoncoi sërish atë që e konsideron si krimin më të madh elektoral të pas ’90-ës, duke akuzuar drejtëpërdrejt kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Altin Troplinin, si zëvendësin e Edi Ramës në piramidën e manipulimit zgjedhor.

Sipas Berishës, zgjedhjet e 11 majit nuk ishin një garë demokratike, por një përballje e pabarabartë midis një shteti të kriminalizuar, që përdori çdo mekanizëm për të shtypur opozitën, dhe partive të tjera politike.

Ai theksoi se Troplini mbron me çdo kusht krimin elektoral të PS-së, pasi e ka të qartë se humbja e pushtetit do ta çojë para drejtësisë për pasuritë e fshehura dhe lidhjet e dyshuara me krimin e organizuar.

"Siç e shihni, pra, zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk ishin një garë mes PD-së dhe PS-së apo partive të tjera. Ishin një garë midis shtetit, narkoshtetit të kriminalizuar në çdo qelizë dhe forcave të tjera politike. Ishin një garë midis partisë-shtet e cila kishte në dispozicion të gjitha resurset, burimet njerëzore, financiare, logjistike, ekzekutive, vendimmarrëse për të ndikuar dhe kontrolluar vullnetin e zgjedhësve.

Kjo përbën një krim të rëndë kushtetues, përbën një shkelje madhe të Kodit Zgjedhor, të Kartës së Kopenhagenit për zgjedhje të lira, të parimeve të Këshillit të Europës, të Kodit të Venecias.

Por, kjo është e parëndësishme për Altin Troplinin i cili pas Edi Ramës në piramidës së krimit elektoral, vjen numri 2 pasi mbron me çdo çmim dhe çdo kusht, krimin e partisë së tij, defakto krimet e tij, sepse e di që humbja e pushtetit të kësaj partie do ta çojë atë, para përgjegjësive të mëdha për pronat fshehura, burimet e pronave të fshehurave, dhe komunikimet që ai akuzohet se ka patur dhe ka me bosët e karteleve të drogës, vrasësve serialë dhe të tjera", deklaroi Berisha.

Të fundit