Flash News
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Zbulohet një bazë e prodhimit të vajit të kanabisit, arrestohet 35-vjeçari
Berisha: AMA është shndërruar sot në entin e turpit kombëtar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ shprehu kritika të forta ndaj qeverisë Rama dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Lideri demokrat, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për kontroll të rreptë dhe censurë të hapësirës mediatike, duke penguar opozitën të shprehë pikëpamjet dhe mesazhet e saj.
Berisha: Miqtë e mi, shqiptarët sot përjetojnë agresionin më të rëndë të mashtrimit njerëzor.
Një agresion që udhëhiqet direkt nga Edi Rama dhe zyra e tij, i cili në njërën anë shpërndan çdo sekondë me mjetet e propagandës qindra mashtrime e gënjeshtra për qytetarët, nga ana tjetër mbulon, fsheh, maskon me censurën e zezë të saj të vërtetat e hidhura, përjetimet e hidhura ndaj qytetarëve shqiptarë.
Censuron në mënyrë të egër opozitën, përpjekjet e saj për t’u paraqitur qytetarëve të vërtetat.
Enti i vëzhgimit të medieve audiovizive është shndërruar sot në entin e turpit kombëtar, e censurës kombëtare.
Sipas matjeve të ekspertëve të këtij enti, Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Bego Yaris, ministrat, zyrtarët, dominojnë tërësisht hapësirën mediatike të vendit.
Dominojnë pra, mbushin hapësirën mediatike me mashtrime, me trillime, me shpifje, kurse opozitës i jepet më pak se një e dhjeta e saj.
Opozitës i deformohen mesazhet, i fshihen mesazhet, i përmblidhen mesazhet vetëm e vetëm që të mashtrohen qytetarët.