Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Analfabetizmi po rritet me shpejtësi, jemi njësoj si në vitin 1972

Berisha: Analfabetizmi po rritet me shpejtësi, jemi njësoj si në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka kujtuar ‘Ditën e Alfabetit’, ku sipas tij 116 vite më parë gjuha shqipe u standardizua. ‘116 vite më parë gjuha shqipe u standartizua. Analfabetizmi po rritet me shpejtësi, jemi njësoj si në vitin 1972’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha: Sot çdo shqiptar ka një ditë të veçantë dhe kjo është dita e gjuhës tonë, dita e asaj që përbën fillin e indentitetit tonë kombëtar, e gjuhës së bukur që bashkon shqiptarët në të 4-anët e dheut.
Kjo ditë është dita e miratimit në Manastir, e standartizimit të alfabetit të gjuhës sonë, përzgjedhjes së gërmeva të saj, pothuajse të lindura me to nga burrat më të shquar të letrave dhe gjuhës të kohës, shenjëtorë të vërtetë të kësa gjuhe.
Ndaj ne sot përulemi me nderimin më të madh, me respektin më të thellë para veprës së gjithë atyre që në 22 nëntor të vitit 1908 e bënë gjuhën shqipe me alfabetin standard të saj.
Miqtë e mi!
Ai ishte një sukses historik i shqiptarëve, sepse pas Lidhjes së Prizrenit, Konrgesi i Manastirit është ngjarja më bashkuese kombëtare, për shqiptarët.
Por sot pas 116 viteve, gjuha shqipe është në rrezikun më të madh.
Sot analfabetizmi po rritet me shpejtësi dhe vetëm nga viti 2017-2023 është rritur me 10%.
Sot në narkodiktaturë shkolla shqipe njohur regresin më të madh në të gjithë historinë e saj. Ajo pësoi rënien e tmerrshme, më të madhen në botë në testin e Pizas vitin e kaluar. Regjistroi gjithashtu numrin më të lartë, ndër më të lartit në botë të analafabetëve funksionalë në shkollat tona.
Numri i analfabetëve, në Shqipëri sot është i barabartë me vitet ’70. Të gjitha këto janë frutet e hidhura të diktarutës.

Të fundit