Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Anëtari i shpallur i bandës së Suel Çelës tha se kryetari i vërtetë është Edi Rama

Berisha: Anëtari i shpallur i bandës së Suel Çelës

Kreu i demokratëve Sali Berisha deklaroi se kryetari i vërtetë i bandës së Suel Çelës është Edi Rama.

Berisha tha se këtë e provuan deklaratat e gazetarit Artan Hoxha, ndaj të cilit SPAK dha masën “detyrim paraqitje”, për komunikimet me grupet kriminale.

“E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha, Suel Çelën dhe çdo Suel Çelë. Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, ato janë shumë evidente.

Provohet dhe del nga të gjitha dokumentet se është marrë me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë. Është Taulant Balla. Një tjetër që është shpallur anëtar i asaj bande, nuk e di sa është, nuk mund të them, por është shpallur, ai tha se kryetari i vërtetë i bandës është Edi Rama.

Dhe ai di, në këtë drejtim, me këto banda ai di, ka informacione”, deklaroi Berisha.

Të fundit