Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha konfirmon kandidimin në garën e PD: Do jem një prej tyre

Berisha konfirmon kandidimin në garën e PD: Do jem një prej tyre

Ashtu siç ishte përfolur, ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi gjatë foltores së Kavajës se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.

"Ftoj cdo delegat të Kavajës, kuvendit kombëtar të firmosë për mbledhjen e kuvendit, për ndryshimet statutore, për ta shndërruar statutin në librin e rregullave të lirisë dhe dinjitetit tonë. Të instalojmë primaret, të rikthejmë referendumin, të hapim një garë, ku cdo njeri që hyn do ketë garë të lirë. Njëri prej tyre do jetë edhe Sali Berisha. Besimi im te ju është frymëzim për mua”, tha Berisha.

 “Kthimet kanë qenë gjithmonë fitimtare, kthimet kanë qenë përherë suksese të mëdha, sepse janë thirrje shpirtërore e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, për një Shqipëri të lirë e të begatë. Ne jemi pararendës të kohës, jemi në krye të saj”, tha më tej Berisha.

Po ash ish lideri i PD u ka bërë thirrje mbështetësve të kreut të PD, Lulzim Basha nga Kavaja ku po mban ‘foltoren’ e radhës.

Berisha u bën thirrje që të mos kenë besim te një person që nuk mban fjalën dhe sot sipas tij nuk i besojnë as 5% e zgjedhësve.

Të vendosësh besimin te një i pabesë, nuk është mençuri. I pabesi nuk ndërton kurrë marrëdhënie njerëzore, nuk udhëheq kurrë.

Nëse deri 25 prill i besonin vetëm 19 % e zgjedhësve, sot nuk i besojnë as 5% e zgjedhësve. Nuk i besohet pengu që ka dy muaj ditë e natë që mediat e kontrolluara nga qeveria, e marrin në mbrojtje. Është i pashpresë", tha Berisha. 

Të fundit