Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Arsimi i rrënuar në çdo nivel, Rama do i jepte Shullazit tenderin për Kampusin e UT

Berisha: Arsimi i rrënuar në çdo nivel, Rama do i jepte

Ish kryeministri deklaroi nga tryeza ë organizuar me pedagogët për arsimin e lartë se arsimi ka nevojë urgjente për ndryshim rrënjësor.

Ai thotë se arsimi i lartë u ndëshkua “në mënyrën më anti-kombëtare” me kalimin e ligjit për Arsimin e Lartë dhe se ky ligj i bëri sistemit të arsimit në vend një dëm të pallogaritshëm, ndërsa solli në vëmendje se opozita nuk e kundërshtoi ligjin me forcë.  

Sipas tij, pagat e pedagogëve janë të mjerueshme dhe marrin 200 mijë lekë të vjetra më pak se në 2013 kur Berisha u largua nga drejtimi i qeverisë.

"Rrogat e pedagogëve gjithashtu janë të mjerueshme. Çdo pedagog merr 200 mijë më pak se në 2013. Sot merr 50 për qind më pak se në universitetet e Prishtinës, pa krahasuar vend tjetër, por Prishtinën që kemi këtu afër.

Investimi, financimi në fushën e shkencës është 27 herë më i ulët se mesatarja e vendeve anëtare të OSBE-së. Diktaturë ishte, por ai që kishte një projekt, ja miratonte zëvëndës dekani, dhe ai merrte përsipër në të gjitha instancat, ja paraqisje atij, të thoshte po”, deklaroi ish-kryeministri.

Berisha shtoi se Shullazi do të ishte përfituesi i tenderit për kampusin e UT.

"Prej 8 vitesh diskutohet për kampusin në një kohë që u la e përcaktuar fusha e ndërtimit, ishin pothuajse të gatshme fondet e financimit, u bë projekti, ku është tani? A e dini pse u sabotua? 

Thjesht sepse Shullazi do të ishte përfituesi i tenderit, po. I doli kandidatit për rektor të zhduka, lëshoja kësaj zonjës se është e përzgjedhura e Edi Ramës. Natyrisht ai mori dënimin që meritoi por kampusi u zhduk, se çfarë është aty tani, veç kampus nuk është."-tha Berisha.

 

 

 

 

 

 

               

 

Të fundit