Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Artan Lame tregoi projektin e qeverisë për të përvetësuar pronat

Berisha: Artan Lame tregoi projektin e qeverisë për të

Kryetari i PD-së Sali Berisha komentoi deklaratën e Drejtorit të Kadastrës, Artan Lame, i cili vlerësoi si problematike situatën me Kadastrën e Tiranës.

Berisha tha gjatë tryezës me avokatët se Kadastra e Tiranës në vitin 2013 ishte e digjitalizuar, ndërsa shtoi se projekti të cilin Lame prezantoi lidhet me përpjekjet për të vjedhur pronat e shqiptarëve nga qeveria në pushtet.

Berisha tha se Kadastra e Tiranës nuk ka asnjë problem, por se qeveria kërkon të përvetësojë pronat e shqiptarëve.

“Para tre ditësh na doli shefi i Kadastrës në televizion dhe renditi me dhjetëra probleme me të cilat tregonte se Kadastra nuk ekziston më. Se tapitë fabrikohen te Rruga e Kavajës. Në Kadastrën e Tiranës në vitin 2013 çdo gjë në mënyrë absolute është lënë e digjitalizuar dhe ai me atë dëshmi që ka bërë e ka faktuar se është një kriminel i përmasave të paimagjinueshme. Ai ka zbuluar një projekt të këtyre hajdutëve në pushtet për t’u vërsulur mbi pronat e qytetarëve shqiptarë. Arkiva digjitale është intakte në çdo parcelë. E certifikuar nga Banka Botërore si një nga veprimtaritë më të suksesshme. Çfarë tregoi Artan Lame? Tregoi projektin që kanë për të përvetësuar pronat e shqiptarëve. Po iu rikujtoj një moment, probleme të mëdha tha ka në zonat në zhvillim e sipër. Asnjë problem nuk ka Kadastra, përveç problemit që duhet të vjedhin. Filluan djegien e dokumenteve në Sarandë, prisni kur të vazhdojnë në të gjithë bregun. Të gjitha këto kanë vetëm një synim: taksa mbi ju. Është përpjekje për t’iu larguar ju nga Shqipëria. Që ky vend të mbetet pa shtresën e mesme”, deklaroi Berisha.

Të fundit