Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Asgjë nuk do mund të ndalojë ortekun e fitores dhe largimin e Ramës nga jeta politike

Berisha: Asgjë nuk do mund të ndalojë ortekun e fitores dhe

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 14 majit do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

Gjatë një takimi elektoral në Fushë Krujë, Berisha deklaroi se asgjë në botë nuk do mund të ndalojë largimin përfundimtar e Edi Ramës nga jeta politike.

“Ju garantoj ju këtu se pas fitores më 14 maj asgjë në botë nuk do mund të ndalojë ortekun e fitores brenda disa muajsh të zgjedhjeve të përgjithshme, largimin përfundimtar e Edi Ramës nga jeta politike.

Kudo që shkoj e ftoj të dalim para qytetarëve, e kemi detyrim sepse janë ata që paguajnë për në dhe shprehin besim për ne. Urdhëro t’u japim llogari, t’i raportojmë për çdo gjë, edhe për jetën personale. Ai nuk del kurrë. Përkundrazi, fshihet e ikën sikundër fsheh Bushin”, tha Berisha.

 

Të fundit