Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ata që kanë shpenzuar miliona për këtë reformë, e kanë të vështirë të pranojnë dështimin

Berisha: Ata që kanë shpenzuar miliona për këtë

Berisha tha gjithashtu se Drejtësia është shndërruar në një vegël për të mbështetur pushtetin politik, duke përmendur amnistinë e krimit elektoral dhe përdorimin e drejtësisë për të arrestuar opozitarët në vitet elektorale. Berishatha se kjo situatë minon demokracinë dhe është një mënyrë për të manipuluar zgjedhjet dhe të drejtat e qytetarëve.

Berisha: Tani ku është vështirësia jonë? Ndaj dhe i jam shumë mirënjohës fondacionit.
Vështirësia jonë është se kjo prokurori ka dënuar edhe disa zyrtarë të lartë, ish-ministra dhe së fundmi Erion Veliajn, për korrupsion.
Po, i ka penalizuar.
Por të nderuar miq, ne që kemi përjetuar diktaturën komuniste, ne e kemi të qartë se prokuroria e diktatorit çonte para skuadrës së pushkatimit, si disidentin apo armikun politik, e vërteta është edhe kriminelin ordiner nuk e kursente.
Bile e kishte të njëjtën rreptësi.
Dhe sot, u them ju këtu, vendi që dënon më ashpër se çdo vend tjetër, në dijeninë time, korrupsionin, është Republika Popullore Komuniste e Kinës.
Prokurorët në Kinë janë jashtëzakonisht të rreptë ndaj veprave politike të zyrtarëve të lartë dhe shumë të lartë, sikundër ndaj kundërshtarëve të regjimit.
Çfarë dua të them me këtë? A mundet një mendje e lirë të justifikojë shndërrimin e drejtësisë në një armë politike pse kjo drejtësi dënon 3, 4 apo 5 zyrtarë, por që nuk guxon kurrë t’i afrohet kreut të Meduzës, kryeministrit, me gjithë serialin e veprave penale të faktuara nga mediat, të faktuara nga institucione të ndryshme që rëndojnë mbi të.
Pra, kjo reformë ishte produkt i ekstremit të majtë, dhe mundësisht një Shqipëri që t’i garantojë pushtetin, duke bllokuar opozitën dhe rotacionin.
Ne kemi një vështirësi serioze, sepse ata që kanë shpenzuar dhjetëra milionë në këtë reformë, ata e kanë të vështirë të pranojnë dështimin.
Por një gjë, unë dua t’i shpreh nderimin më të madh Komisionit të Venecias që e paralajmëroi këtë situatë.
Në analizën që bëri, në problemet e krijuara mes Presidencës, Gjykatës Kushtetuese dhe KED-it, ai paralajmëroi që po krijohet një korporatë, e cila sigurisht vetëm sistem drejtësie nuk mund të jetë.

Të fundit