Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Audit ku shkuan 57 miliardë euro, mbyllja e Fondacionit Soros dhe shpallja ‘non grata’ e tij

Berisha: Audit ku shkuan 57 miliardë euro, mbyllja e Fondacionit Soros dhe

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa prezantoi programin e qeverisjes në takimin me diasporën në Milano, tregoi edhe një tjetër shtyllë të tij.

Berisha premtoi pastrimin e Shqipërisë nga ato çfarë ka bërë qeveria në detyrë, ajo e Edi Ramës.

Berisha: Sot, prona, buxheti plaçkiten mbi 24 orë. Sot, kartelet e drogës janë vendimarrësit kryesorë. Atëherë, pastrimi i shtëpisë është shtyllë kryesore. Ju jap ju fjalën e nderit se, ligji do veprojë me forcën më të madhe.

Së pari, zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Së dyti, audit i përgjithshëm. Ku shkuan 57 miliardë euro të këtyre viteve, ku i depozituan, në çfarë i shndërruan? Do t’i merren, do iu kthehen qytetarëve. Por edhe një ligj tjetër special.  Mbyllja e fondacionit Xhorxh Soros në Shqipëri dhe shpallja non grata e Xhorxh Sorosit.

Dhe do t’u lutem shumë t’ia thoni këtë çdo miku italian që njihni. Se e bëj këtë, edhe për shqiptarët, por për italianët. Sepse, për qytetarët italianë Xhorxh Soros është, që nga Roma e lashtë e gjer sot, hajduti më i madh i kursimeve të tyre.

Po, po. 20 miliardë ka vjedhur në një bixhoz. Do i nxjerrim të gjitha, ndaj dhe ligji anti-Soros do të jetë ligji i pastrimit të shtëpisë.

Të fundit