Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Autori i “non-gratës” është ambasadori britanik, më sanksionoi pas protestës së 7 korrikut

Berisha: Autori i “non-gratës” është ambasadori

Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar se vendimi i Britanisë së Madhe për shpalljen ‘non grata’, ka ardhur pas protestës së 7 korrikut.

I ftuar në Syri TV, Berisha deklaroi se ia ka thënë ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King-Smith se do ta sulmonte publikisht. Berisha tregoi se King-Smith është autori i ‘non-gratës’ nga qeveria britanike, e mbështetur në gazetar e George Soros.

“U bë protesta e 7 Korrikut, dhe ky zotëri paturpësinë ekstreme u thotë të tjerëve se këtu u kalua çdo normë dhe prandaj po e sanksionojmë. Urdhëro se çfarë mentaliteti të ulët, antidemokratik. Një mentalitet mafioz. I kam thënë se unë do të sulmoj publikisht me forcën më të madhe për këtë që ke bërë. Unë dija gjithçka për të.

Britania e Madhe ka qenë vendi i dytë me të cilin ne kemi pasur bashkëpunimin më të ngushtë në luftën ndaj kriminalitet. Itali-Britani kanë qenë. Dhe ky thotë rrezik për Britaninë se Fation Dauti që nuk e kisha takuar ndonjëherë në jetën time. Ky ishte në xhep, përpiqej me Erion Veliaj, me Lulzim Bashën, Edi Ramën të bënte punën e tyre.

Tregoi një mungesë të plotë karakteri. Ky është autori i ‘non gratas’ se Sali Berishës, në Britani. Ky mori të gjithë dosjen me dokumente nga mediat e Sorosit, shkëput një thënie për Piro Mishën nga Uikilis dhe deklarata të Lulzim Bashës. A mundet njeriu të veprojë në këtë mënyrë”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit