Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: “Ballkani i Hapur” një projekt rus i firmosur nga Lavrov, shqiptarët i detyrohen Albin Kurtit

Berisha: “Ballkani i Hapur” një projekt rus i firmosur nga

 “Ballkani i Hapur është një kundërvënie flagrante e procesit të Berlinit, është një projekt rus nuk është e paqëllimtë. E firmosi edhe Lavrov. Për këtë po punon Rama, pra ky është Ballkani i Hapur në rrafshin politik. Asnjë njeri nuk e përgënjeshtron dot Lavrovin.

Vetëm në këtë mënyrë ata janë duarlirë të bëjnë çfarë të duan. Këta janë zyrtarët më të lidhur me krimin në Europë dhe në botë. BE-ja nuk i kapërdin dot e nuk i lejon dot.

E vërteta e tyre është ti kundërvihen Berlinit që ka rreth 30 miliardë euro investime në Ballkan. Në këtë kontekst PD-ja është në një mision të madh, në mbrojtjen e interesit të përbashkët.

Shqiptarët i detyrohen Albin Kurtit, që me qëndrimin e tij, mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër serbe, nga një projekt i cili në vend që të sanksionojë bashkëpunimin midis kombeve të barabarta, sanksionon poshtërimin e Kosovës dhe rrethimin e saj armiqësor, nga Beogradi, Beogradi i vogël që është Tirana dhe të tjerë me qëllimin më antishqiptar për ta paraqitur Kosovën si sherri i Ballkanit. Sherri i Ballkanit është Beogradi. 

Ne përballemi sot me një armik tjetër të egër, George Soros, ai punonte kundër shqiptarëve për Beogradin. Pasi dështoi me projektin e kufijve, filloi me projektin tjetër, Ballkanin e Hapur.”

Të fundit