Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Balluku me 300 apartamente, 2 jahte dhe shuma përrallore në llogaritë e saj bankare

Berisha: Balluku me 300 apartamente, 2 jahte dhe shuma përrallore në

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK, nga dado për fëmijë u bë punonjëse e Bashkisë Tiranë.

Ai theksoi se Balluku është “pronare e 300 apartamenteve, 2 jahte dhe shuma përrallore akoma të pagjetur në conto e saj”. Ndërsa shtoi se kjo tregon se korrupsioni në Shqipëri është i përmasave të diktatura afrikane të 30 viteve më parë.

“Nga babysitter, në punonjëse e bashkisë Tiranë, është pronare e 300 apartamenteve, 2 jahte dhe shuma përrallore akoma të pagjetur në conto e saj.

Një zv,kryeministër apo ministër që siguron 300 apartamente me ryshfet e korrupsion, që blen 2 jahte dhe kush e di sa pasuri të tjera, dëshmon se korrupsioni në Shqipëri është i përmasave të diktatura afrikane të 30 viteve më parë.”– tha Berisha.

Të fundit