Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-Ballukut: Dibrën do e përmbysësh kur të ngrihet Enver Hoxha nga varri

Berisha-Ballukut: Dibrën do e përmbysësh kur të ngrihet

Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Sali Berisha foli për krizën energjitike, ku hodhi një sërë akuzash ndaj qeverisë.

“Ju keni krijuar në sistemin energjetik një rrjet vjedhjes më gjigante në Europë dhe botë. Ju hapni tendera në një platformë dixhitale të paverifikuar nga askush përveç grupit të hajdutëve me të cilët vidhni. Këtu hapni tendera për 300 milionë euro. Hap e mbyllë sytë, fap e fap, shpallet fituesi me 99.99 përqind. Ju vidhni e vetëm vidhni”, tha Berisha.

Ky i fundit u shpreh kundër HEC-it të Skavicës, duke nënvizuar se nuk do të lejojë përmbytjen e Dibrës.

“Harroje Skavicën. Kur të mbysësh ti Dibrën, do zgjohet Enver Hoxha dhe Beqir Balluku nga varri. Kurrë nuk do e përmbysësh Dibrën ti”, u shpreh kryedemokrati.

Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha evidentoi se Shqipëria është e pasur me burime për prodhimin e energjisë. Ai bëri qeverinë fajtore për keqmenaxhim, ndërsa u ndal te tarifat e larta.

“Një pasuri e çmuar kombëtare, me të cilën, falë një strategjie të nisur në vitin 2007, u arrit të mbidyfishohej prodhimi i energjisë nga burimet ujore të vendit. Fakti është se në 6 mujorin që kaloi 54% e enjerigjë së vendit është prodhuar nga HEC-et private. Fakti është se në vitin 2021, Shqipëria prodhoi 9 terravat energji,nga e cila konsumon vetëm 7. Fati tjetër tragjik është se biznesi i vogël shqiptar paguan tarifat më të larta në Euriopë, falë rritjes katastrofike që i bëtë ju atyre tarifave”, u shpreh Berisha.

Të fundit