Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Basha ankohej te Yuri Kim se i kontrolloja çdo gjë në PD, kishte frikë se i vija përgjues

Berisha: Basha ankohej te Yuri Kim se i kontrolloja çdo gjë në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

I ftuar në RTV Ora, Berisha tha se ka pasur informacione se Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Berisha, madje shton se ishte i frikësuar se mos i vinte edhe përgjues në zyrë.

Berisha: Mua më është thënë muaj më parë, nga Uashngtoni më parë se Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Berisha, gjer në atë shkallë sa duhet të dalim të bisedojmë në ballkon se kemi frikë se ai mund të vendosë përgjues.

Mua më është thënë se i thotë ambasadores se gjithçka më dikton Sali Berisha dhe unë jam në kontroll të plotë nga njerëzit e tij. Se kush ishin njerëzit e mi, hapni ju sytë aty. Ndërkohë që ai ka i ka zgjedhur vetë.

Përpos kësaj më kanë thënë edhe burime të mëvonshme se Basha ka bërë këtë denoncim. Vendimi u mor pa asnjë fakt dhe dokument. Administrata e SHBA-ve vetë e ka vlerësuar qeverinë time kundër korrupsionit. Keni fjalën e Hillary Clinton në 2012, ku ajo thoshte se kushdo që të shohë demokracinë në veprim të vijë dhe ta shohë në Shqipëri.

 

Të fundit