Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Basha bllokoi aferën 12 mln euro të thjeshtrës së Ramës, Arben Kraja mbyti hetimin për djegësin e Tiranës

Berisha: Basha bllokoi aferën 12 mln euro të thjeshtrës së

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për përfshirjen e ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, në skemat korruptive të kryeministrit Edi Rama dhe të zyrtarëve të tij.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha tha se Basha bllokoi aferën 12 mln euro të thjeshtrës së Ramës, ndërsa nga ana tjetër sipas tij SKAP është një organizatë kriminale që falsifikon dokumente, manipulon dokumente, fsheh dokumente

Berisha: Të gjitha janë në SKAP.

Për këtë periudhë, këtë aferë në PD e bllokoi, të themi të vërtetën, Lulzim Brava, për shkak se thuhet se aty ishin aksionerë dhe ndarje parash- fakte nuk kam- po thuhet se njëra kompania, Victoria Invest sponsorizonte Bashën, kurse ai tjetri ishte përfaqësues i Ramës.

Në fakt, këtu del një lojë e paimagjinueshme ku në fund vidhen 12 milionë dhe Denis Ymeri thotë unë e bëj për 6 milionë, të tjera merrini ju.

Të gjitha janë në SKAP.

SKAP është një organizatë kriminale që falsifikon dokumente, manipulon dokumente, fsheh dokumente.

Nëse merr procedimet e deritanishme...

E liruan apo akoma ky Bllako? Alqi Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i të gjithë koncesioneve të djegësave. Nuk ka ligj në botë që nuk e mbante atë të paktën 25 vite për dëmin që ka bërë. Për dëmin që ka bërë.

Por ai ka qenë një njeri që ka zbatuar porositë e eprorëve. Madje Lefterin e dënuan më shumë, se Lefterin e ka tërhequr më shumë Alqi se të tjerët në lakmi.

Po njeriu, në kuptimin ligjor më direkt se të gjithë të tjerët, se ai ka pasur në mbikëqyrje, në mos i ka organizuar vetë, komisionet e prokurimeve.

Ju e morët vesh që deri para dy ditësh, djegësin e Tiranës, bënte sikur e hetonte ish-oficeri i sigurimit famëzi të shtetit, Arben Kraja.

Dy familjarë, nip e mbesë në bashkinë e Tiranës, në pozicione shumë të rëndësishme. Dhe deklaronte se në hetim, nuk jam në konflikt interesi.

Si nuk je në konflikt interesi aty? Çfarë do të thotë kjo?

Prandaj edhe hetimi u sofokua, u mbyt.

Të fundit