Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Basha dhe Alibeaj po bëjnë gjithçka për të krijuar një parti të re

Berisha: Basha dhe Alibeaj po bëjnë gjithçka për të

Ish kryeministri, Sali Berisha akuzon ish kreun e PD, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj se kanë bërë gjithçka për të manipuluar grupin parlamentar duke mos njohur Kuvendin e 11 dhjetorit dhe zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

I ftuar në në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv , Berisha theksoi se Basha dhe Alibeaj janë përfshirë në një proces manipulimi të grupit parlamentar ndërsa shtoi se ata të dy po bëjnë gjithçka për të krijuar partinë e tyre.

Basha dhe Alibeaj janë angazhuar në një proces të turpshëm manipulimi të grupit parlamentar. Duke u angazhuar në këtë proces ata i lejuan vetes të mbajnë, të vazhdojnë qëndrimin e mosnjohjes së Kuvendit të 11 dhjetorit.

Këtu fillon çdo gjë. Basha dhe Alibeaj bëjnë gjithçka edhe tani që nëpërmjet Ramës të hedhin poshtë 11 dhjetorin dhe votimin e 6 marsit. Ata bëjnë gjithçka për të krijuar partinë e tyre.”-tha Berisha.

Të fundit