Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Basha dhe pasardhësi i tij Salianji, njerëz të përdorur në shkallë ekstreme nga Rama

Berisha: Basha dhe pasardhësi i tij Salianji, njerëz të

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kryedemokrati i ka cilësuar ish-kreun e PD, Lulzim Basha dhe ish deputetin e PD Ervin Salianji si njerëz të përdorur në shkallë ekstreme nga Rama. 

Pyetje: Po me demokratët e Lulzim Bashës, Ervin Salianjit, do të përjashtohen apo do të lejohen të votohen në parti?

Sali Berisha: Natyrisht, ne kaluam në proces, siç e dini ju, dhe ky proces u zhvillua me një moto: Për një PD më të hapur, më të fortë, më të bashkuar. Kjo ishte motoja jonë.
Unë nuk dua të harxhoj kohën e atyre që na ndjekin, por kjo moto ishte e domosdoshme sepse ajo që ndodhi me ne, sigurisht krijoi një përçarje dhe mendoj se ky proces u finalizua. Mendoj se demokratët u bashkuan. Por përsëri mbi bazën e kontributit që kanë unë nuk ja mohoj asnjeriu.
Nuk bëhet fjalë këtu për Bashën dhe pasaardhësin e tij Salianji. Për këta nuk mund të bëhet fjalë se, këta janë fatkëqinj. Njerëz të përdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama.
Mund të thuash janë deshër të errësirës. E patë se çfarë bëri Dash Sula.
Këta janë një lloj Dash Sule me petkun e demokratit. Nuk kanë asgjë të përbashkët me PD-në, as njëri as tjetri.

Të fundit