Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Basha po konkretizon marrëveshjen e re me Ramën për ndryshimin e kushtetutës

Berisha: Basha po konkretizon marrëveshjen e re me Ramën për

Ish kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” në Kavajë ka kundërshtuar propozimin e Partisë Demokratike për 3 ndryshimet kushtetuese.

Sipas Berishës, Basha  po konkretizon marrëveshjen e re me Ramën për ndryshimin e kushtetutës. 

Berisha nga Kavaja: Basha nuk njeh statut, vepron sic vepronte Enver Hoxha dikur. I thotë kreut të Fierit, të kam shkarkuar ty, sikur nuk është zgjedhur me votën e demokratëve, shkarkon me Nokën se nuk i bindet me fyerjet që u bën demokratëve.

Në një tratativë të fshehtë me pengmarrësin e tij po konkretizon marrëveshjen e re të turpit me Ramën. Në cilën marrëveshje të këtyre 8 viteve përfituan demokratët? Vetëm Rama përfitoi. Ky për të mbuluar dramën që i krijoi vendit, vrapon te marrëveshja.

Nuk hapet parlamenti me marrëveshje për ndryshimet kushtetuese. I janë vërsulur kushtetues, të diktuar nga Rama. Thirrje deputeteve të PD, refuzoni cdo marrëveshje me Ramën se përgjegjësia do jetë shumë e madhe. Rama e Basha janë të pabesë. Nuk njohin marrëveshje.

Të fundit