Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Basha po përpiqet të krijojë një parti të re

Berisha: Basha po përpiqet të krijojë një parti të re

Ish kryeministri, Sali Berisha tha se ish-kreu i PD-së po përpiqet të krijojë një ‘PD’ të re. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Berisha thotë se Lulzim Basha nuk mbledh më shumë se 30 veta në një qark.

Përpjekja për të kapitalizuar votimin është përpjekje për të krijuar një parti të re demokratike. Lulzim Basha lëviz nga qyteti në qytet me ato tavolinat e tij.

Ekziston një grup që përpiqet të krijojë një parti, uroj të ndryshojnë mendje. Lulzim Basha është  deputet i PD, se çfarë rruge do të ndjekë është punë e tij. Në çdo qark që shkon mbledh 30 vetë”, tha Berisha.


 

Të fundit