Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Basha kryetar me proces të manipuluar, anëtarët e Kryesisë të dorëhiqen, janë të paligjshëm

Berisha: Basha kryetar me proces të manipuluar, anëtarët e

Ish lideri i PD, Sali Berisha e ka cilësuar kreun aktual Lulzim Basha të zgjedhur në një proces tërësisht të manipuluar disa muaj më parë.

Nga ‘Foltorja’ e mbajtur në Burrel, Basha tha se Basha shkelmoi votën, e në këtë mënyrë emëroi edhe Kryesinë e PD. Për këtë, Berisha u ka kërkuar anëtarëve të Kryesisë të japin dorëheqjen, pasi sipas tij nuk janë të votuar por të emëruar nga Basha.

"Procesi për kryetar PD ishte i manipuluar. Shkelmoi mbi votën.

Na zgjodhi kryesi pa votë, për herë të parë në historinë e PD. Peng Basha që imiton Ramën zhduki votën. 60% e kryesisë së PD e emëroi. E turpshme.

Kryesia nuk emërohet, por zgjidhet me votë të fshehtë. Por me votë të fshehtë e dinte se nuk fitonte kryesina e tij, ndaj shkeli statutin me dy këmbë.

Në një akt ilegjitim vendos të thërrasë anti-kuvendin. I bëj thirrje çdo anëtari kryesie unë nuk kam  asnjë probleme me asnjërin, por u them se jeni të rinj në politikë dhe duhet të korrigjoni qëndrimin tuaj. Në politikë edhe gabohet, por e rëndësishme është korrigjimi. Nuk jeni të zgjedhur konform statutit.

Jepni dorëheqjen, bashkohuni me kuvendin rithemelues të PD.

I deklaroi Sekretarit Bardhi, nënkryetareve të PD jepni dorëheqjen menjëherë e mos rrini si skllevër të Bashës së do bëni një gabim të rëndë për veten tuaj.

Firmat për thirrjen e kuvendit kombëtar do mbeten të gdhendura në muret e kohës si firmat e një historie që shënon shembjen e narkoshtetit shqiptar. Janë depozitar në zyrën e kreut të Këshillit kombëtar të PD. Ejani në Tiranë të shihni sa të vërteta janë firmat", tha Berisha. 

Të fundit