Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-Bashës: Kush ka frikë nga forumet ka përfunduar keq. Bëhu burrë dhe mos luaj me pluralizmin!

Berisha-Bashës: Kush ka frikë nga forumet ka përfunduar keq.

Ish kryeministri Sali Berisha i ka përcjellë një mesazh kreut të PD Lulzim Basha, pasi ky i fundit një ditë më parë deklaroi se nuk do të lejojë asnjë grupim anti-antiamerikan brenda partisë.

Sipas Berishës nga Fieri në takimin me demokratët, delegatët e kuvendit kur mbledhin 1/4 e firmave, kuvendi mblidhet automatikisht për të ndryshuar statutin dhe rikthimin e referendumit.

“Në situatën që jemi vota e lirë është shpëtimtare. Do bëhemi të barabartë dhe të shprehemi me votën tonë.

Deklarata e mbrëmshme e peng kryetarit i jap të drejtën të delegatëve të kuvendit kur 1.4 firmosin kuvendi mblidhet automatikisht dhe nuk le asnjë hapësirë se ka shpërndarë vendimmarrjen. Edhe te Këshilli Kombëtar edhe te Kryesia, edhe te ju.

Kryetari thotë nuk do lejoj, kryetari i them: të gjithë ata gjatë 30 viteve që i kapi frika e forumeve kanë përfunduar keq. Bëhu burrë, mos ki frikë, mos mendo se do i shkelmosh, forumet nuk i asgjëson kurrë. Mos luaj me pluralizmin se kjo parti ka sakrifikuar shumë. Forumet do mblidhen, kuvendi i partisë do vendosë që cdo kryetar që i lejon vetes të marrë vendime që nuk janë pushtet i tij por i forumeve , është i shkarkuar dhe funksioni i kalon nënkryetarit ose sekretarit të përgjithshëm. Kjo është demokracia. Do sanksionohet në statut. E more vendimin për të shpëtuar veten, por nuk je më. Do thërrasim referendumin.

Në fushatë thoshte do hapim referendumet. Kur shoh ka heq referendumin nga statuti dhe e ka ruajtur për zgjedhjen e vet. Marrim kuvendin dhe shkojmë me referendum”, tha Berisha.

Të fundit