Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-Bashës nga Durrësi: Lavdi Zotit koha jote mbaroi!

Berisha-Bashës nga Durrësi: Lavdi Zotit koha jote mbaroi!

Ish kryeministri Sali Berisha mori pjesë në përvjetorin e 31-ë të themelimit të PD dega Durrës.

Gjatë fjalës që mbajti, Berisha nuk shmangu edhe ‘thumbat’ për kreun e PD, Lulzim Basha, për të cilin tha se koha e tij ka mbaruar. Po ashtu, Berisha ka bërë edhe një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.

“Forcat që përmbysën diktaturat nuk i rezistuan kohës. Misioni i tyre mbaroi. Kjo nuk ndodhi me PD-në. Ajo kishte periudha shumë herë më të vështira sesa motrat e saj në vendet ish-komuniste, që mund të përfundonte në arkivat e historisë.

Opozita sot ndodhet në gjendje agonie. Sot unë deklaroj përpara jush dhe shqiptarëve, se raporti më jetik më vendimtar për pluralizmin politik dhe lirinë e një shoqërie është raporti i opozitës me të vërtetën.

Por lavdi Zotit kjo kohë mori fund. Ne vendosëm t’i themi besëprerit se koha jote mori fund” tha Berisha.

Të fundit