Flash News
Vodhën picerinë në Durrës, përfundon në pranga 24-vjeçari
Gjykata dënon me 5 vite burg kreun e Njësisë Administrative në Lezhë, për kultivim kanabisi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Berisha: Bashkimi ynë tundi tronditi në themele Ramën, sot kemi opozitën më të fortë
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi para tubimit tek “Rruga e Shpresës” se bashkimi i demokratëve ka tundur nga themelet Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
Berisha tha se sot Shqipëria ka një opozitë më të fuqishme se kurrë.
“Kjo javë ka bërë krenar çdo shqiptar. Ka bërë me krah çdo shqiptar, sepse shqiptarët e panë në 20 shkurt se cila është fuqia magjike e bashkimit të tyre. Se me bashkimin e tyre tejkaluan çdo lloj parashikimi.
Tronditën në themele Edi Ramën dhe suitën e tij, organizatën kriminale të tij, qeveri. Rezonuan në të gjithë botën. Prandaj ju drejtohem ju misionarëve të bashkimit, të bëni gjithçka, të bashkohemi si kurrë më parë me çdo shqiptar që është i gatshëm të luftojë për lirinë dhe dinjitetin e tij.
Me çdo shqiptar që është i gatshëm të luftojë për interesin kombëtar të këtij vendi dhe kombi. Me çdo shqiptar që është i gatshëm të përballet me këtë regjim krimi, droge dhe vjedhje të Edi Ramës. Edi Rama është tronditur thellë gjer në palcë. E kam thënë dhe u them nuk ka njeri më frikacak mbi tokë se atë.
Mos e harroni kurrë këtë. Këto 2-3 ditët e fundit, Edi Rama hap thashetheme dhe fjalë se ai, nuk kërkon një mandat tjetër. Nga ana tjetër lë të kuptohet poshtë e përpjetë se ka bërë marrëveshjes si McGonigali.
Shqipëria sot ka opozitë më të fuqishme se kurrë”, tha Berisha.