Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: BE refuzon IBAR-in për Shqipërinë, Rama deformon realitetin

Berisha: BE refuzon IBAR-in për Shqipërinë, Rama deformon

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim lidhur me raportin IBAR dhe ecurinë e procesit të integrimit të Shqipëria drejt Bashkimi Evropian.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha deklaroi se, ndryshe nga sa pretendohet nga qeveria, raporti IBAR për Shqipërinë nuk është votuar, ndërsa për Mali i Zi është miratuar me unanimitet nga vendet anëtare të BE-së.

Ai iu referua informacioneve të publikuara nga Radio Europa e Lirë, duke theksuar se sipas zëdhënësve të BE-së, disa vende kanë refuzuar të japin miratimin për Shqipërinë, çka ka bllokuar procesin.

Berisha nënvizoi se votimi i IBAR-it bëhet me unanimitet dhe është një hap i domosdoshëm për mbylljen e kapitujve të negociatave, duke shtuar se pa këtë vendim nuk mund të ketë avancim në procesin e integrimit.

Në vijim, ai hodhi akuza edhe ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar si një nga arsyet kryesore të bllokimit, ndërsa pretendoi se çështje të lidhura me korrupsionin kanë ndikuar në qëndrimin e vendeve anëtare.

Berisha kritikoi gjithashtu edhe qëndrimet e përfaqësuesve të qeverisë, duke i cilësuar si përpjekje për të deformuar realitetin, ndërsa theksoi se sipas tij, situata aktuale përbën një pengesë serioze për rrugën europiane të vendit.

PJESE NGA KONFERENCA

*Marsi Korreshi, SYRI TV: Dje në parlament në lidhje me raportin IBAR, Taulant Balla u shpreh se, jo të gjitha vendet kanë qenë ndonjëherë dakord për hapjen e negociatave për integrimin, duke gjetur këtë si arsye, e jo Belinda Ballukun dhe se çfarë ka ndodhur në parlament. Cila është e vërteta e një bllokimi të mundshëm të procesit të integrimit.*

*Sali Berisha:* E vërteta është ajo që Bashkimi Europian e bëri publike nëpërmjet një radio publike siç është Radio Europa e Lirë.
Në atë radio u njoftua nga zëdhënës të BE-së, së pari se për Malin e Zi, IBAR është votuar me unanimitet dhe jo siç mashtron zëdhënësi i jashtëm i Ramës këtu, që jemi ne para. IBAR për Malin e Zi është votuar me unanimitet.
Së dyti, për Shqipërinë absolutisht nuk është votuar. Nuk është votuar dhe sipas atij njoftimi, janë jo një, por disa vende të cilat nuk kanë pranuar të votojnë IBAR-in i cili miratohet me unanimitet, janë disa vende.
Është absolutisht e pavërtetë se është votuar. Por këta kanë një gjë, këta kanë zgjedhur mashtrimin për të gjitha problemet. Dhe po sipas zëdhënësit të BE-së, asnjë kapitull nuk mund të mbyllet, pa u votuar unanimisht IBAR. IBAR është i ndërmjemë. Ky votim që bëhet për IBARI-n është i ndëmjetëm, por pa këtë vendim, asnjë kapitull nuk mbyllet.
Këto ka njoftuar dhe unë marrë të mirëqenë, të sigurtë. Nuk po them pastaj burime të tjera që më konfirmojnë të njëjtën gjë, por po marr burimin zyrtar të 3 ditëve më parë, të dhënë një radioje që është publike, Europa e Lirë.
Të gjitha variantet e tjera, janë mashtrime dhe vetëm mashtrime.
Edi Rama mashtroi dje në mënyrë monstruoze para studentëve.
Taulant Toyota Yaris, po kështu. Është Lubi Balluku shkaku më kryesor. Dhe këtë, cili do që di të lexojë, ka parasysh reagimin që bënë, jo një, por disa nga ambasadat e vendeve anëtare të BE-së në Tiranë, për aferën Balluku.
Afera Balluku është afera më e shëmtuar në këto 32 vite, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Sepse është kuptuar se Balluku është thjeshtë fasada, se e vërteta është Edi Rama. Kjo është bërë shumë e qartë.
Sikundër dua të ju them unë ju, se përmasat e AKSHI-t janë edhe më lemeritëse. Keni parasysh se te AKSHI, aty ku është Mirlinda lexoni Linda e Surrelit. Se çfarë është Linda e Surrelit, atë e dini vetë ju.
Kur unë e denoncova me dokument të ardhur nga prokuroria, regjistrimin ambiental. Mediat e injoruan. Por tani ato janë të gjitha në dosje. Ajo dosje nuk mund të zhduket. Ajo dosje qarkullon në Europë. Po.
Ndaj dhe ka një fantazmë sot, ka vetëm një kryeministër fantazmë, kryeministri fantazmë është Edi Rama. I pakallur. Pritën qytetarët, të dalë çdo ditë dhe të mashtrojë. Dëgjoja dhe një ditë zëdhënësin e tij të jashtëm, që ne jemi të parët. Mashtrim i turpshëm.
Malit të Zi ju votua, ndonëse kanë një seri vërejtjesh, por IBARI-n ja votuan.
Dhe pavarësisht se ja votuan IBARI-n përsëri nuk ka gjë të sigurtë se, ka ndryshuar ligje, ka ndryshuar dy ligje dhe ndryshimi i atyre dy ligjeve, kërcënon avancimin e procesit.
Kurse Edi Rama është bërë parzmore e korrupsionit. Përdori 83 mandatet për Lubi Ballukun.
Edi Rama është kreu i organizatës kriminale, jo vetëm në rastin e qeverisë, por edhe në rastin Balluku. Ju e patë sa vetë ishin aty. Aty ka njerëz për dy organizata kriminale, por ligji njeh një. Për dy grupe të strukturuara kriminale. Absolutisht jo. Është mashtrim, mashtrojnë kryekëput çdo ditë që dalin, nuk është votuar. Nuk është e vërtetë.
E vërteta është se, është një histori e ngjashme me raportin paraprak të zgjedhjeve. Ju e patë se çfarë përpjekje banditeske bënë për të ndryshuar raportin. Dështuan, dështuan përkundrazi raporti u ridemonsinua, nuk është se nuk ndërhynë, ndërhynë shumë, me të gjitha mjetet. Dështim i plotë.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit