Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Beogradi ka shtrirë influencën më shumë se kurrë në Shqipëri

Berisha: Beogradi ka shtrirë influencën më shumë se

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ngritur alarmin se influenca serbe është shrirë më shumë se asnjëherë më parë në Shqipëri.

Gjatë fjalës që mbajti teksa ishte i ftuar në inaugurimin e Teqesë në Homesh të Bulqizës, Berisha tha se duhet bërë gjithçka për të dashur më shumë këtë vend.

“Kudo ku të shkosh ka një histori sakrificash dhe qëndrese.Pas largimit të armiqve shekullorë që e mbajtën të pushtuar Shqipërinë, një armik tjetër shekullor u shfaqej përballë me të cilin u përballën shqiptarët.

Për fat të keq, ky armik tjetër që është Beogradi, e ka shtrirë sot influencën më shumë se kurrë në Shqipëri dhe ndaj ne duhet të bëjmë gjithçka për ta dashur më shumë këtë vend, që këta fëmijë e të rinj ta ndërtojnë këtu jetën e tyre, sepse pasuritë që ka Bulqiza, Peshkopia, mjaftojnë për shumë herë më tepër banorë që sot kanë këto treva.

Mundësitë e këtyre zonave janë shumë herë më të mëdha, kanë gjithçka, kanë malet, kanë tokën, ujërat, minierat, është pra një trevë shumë e pasur por si e gjithë Shqipëria edhe kjo braktiset, sepse një politikë e caktuar ka bërë që këto pasuri të mos jenë bekim për shqiptarët por në një farë mënyre edhe mallkim ndaj dhe le të na frymëzojë ne sot ky akt sa hyjnor aq edhe atdhetar për ta dashur më shumë Homeshin, Bulqizën, Dibrën dhe Shqipërinë. Edhe njëherë urimet më të përzemërta ”, tha Berisha.

Të fundit