Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha bëri vetë publik ‘dizajnimin britanik’, këshilltarja e Bashës: Ta pranojmë se humori anglez është më lart se ai amerikan

Berisha bëri vetë publik ‘dizajnimin britanik’,

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë me dije sot se është njoftuar se nuk lejohet që të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi vjen një ditë pasi Britania paralajmëroi sanksione për politikanë në Ballkanin Perëndimor. Berisha tha se akuzohet për lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe për korrupsion, ndërsa nënvizoi se ky vendim erdhi në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj tij.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe këshilltarja e Lulzim Bashës, Desada Metaj.

Në një postim në rrjetet sociale ajo nuk kursen notat ironike duke shkruara se në fund të fundit humori anglez është më lart se ai amerikan, duke kujtuar se edhe SHBA e shpallën Berishën ‘non grata’

“Duhet pranuar se britaniket janë pafundësisht më lart së amerikanët për humorin dhe karakterin “suspancë” në kinematografi... dhe jo vetëm”, shkruan Metaj.    

Berisha bëri vetë publik ‘dizajnimin britanik’,           

Të fundit