Flash News

Ditari i Opozitës

"Berisha, Berisha", i pranishëm në Kuvendin Kombëtar të PD, pritet me brohoritje ish lideri i demokratëve

"Berisha, Berisha", i pranishëm në Kuvendin Kombëtar

Kuvendi i Partisë Demokratike ka nisur sot punimet në Pallatin e Kongreseve. I pranishëm në kuvend është edhe ish-kreu i PD, Sali Berisha, cili u prit me brohoritje nga të pranishmit.

Përmes një videoje të publikuar nga ABC, dëgjohen thirrjet e mbështetësve dhe simpatizantëve të Berishës, i cili i përshëndet teksa drejtohet në ambientet e brendshme të sallës.

Kuvendi i Kombëtar i Partisë Demokratike u hap me fjalimin e kreut të demokratëve, Lulzim Basha i cili e nis me një minutë heshtje në kujtim të viktimave të Covid-19. Nga foltorja, Basha deklaroi se PD ka dalë më e fortë në zgjedhjet e 25 prillit dhe jo duke përdorur modelin e Ramës, por duke e përbuzur dhe refuzuar atë.

 

Të fundit