Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Beteja jonë nuk është për një grusht mandatesh, por për rikthimin e votës së lirë

Berisha: Beteja jonë nuk është për një grusht

Berisha nga tubimi qytetar: Miq, jeni thirrur ta shohim të vërtetën në sy.
Jeni thirrur të mos i trembemi asaj, por të luftojmë me të gjithë forcën tonë për mbrojtjen, të sakrifikojmë për të vërtetën.
Beteja jonë nuk është kurrë për një grusht mandatesh.
Beteja jonë nuk është kurrë për farsë elektorale.
Do na dënojë historia!
Beteja jonë nuk është kurrë për të firmosur fitoren e grabitur të Edi Ramës.
Beteja jonë është për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri.
Rikthimin e dinjitetit të shqiptarëve.
Rotacionin e vërtetë politik.
Fitoren e opozitës!
Liria kërkon sakrifica, liria arrihet vetëm me sakrifica.
Fitore, fitore, fitore!

Të fundit