Flash News


Ditari i Opozitës

Berisha: Betejën për denoncimin e farsës zgjedhore e kemi nisur me rezolutën e PPE në Valencia

Berisha: Betejën për denoncimin e farsës zgjedhore e kemi nisur

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se denoncimin e farsës zgjedhore e kanë nisur që me rezolutën e PPE.

Kreu i PD solli në vëmendje atë çka u tha në rezolutë, ku u faktua se Rama i merr votat me para e drogë.

Berisha: Ajo betejë ka nisur që para zgjedhjeve dhe ka nisur dhe me sukses. Po të kemi parasysh që rezoluta e Partisë Popullore Europiane në Valencia, shkruan se Edi  Rama po blen vota me lek, po blen vota me drogë, me kanabis, me prokurorime, me punësime.

Këto janë të gjitha para ditës së votimit.

Takimin që kemi patur, një seri takimesh që kemi patur me ambasadorin Zannieri dhe përfaqësuesit e tij, takimin e fundit që patëm me të gjithë delegacionet, u quajt një aleancë e delegacioneve që u krijua, dhe ato siç e shifni ju, zgjedhjet janë rrëzuar.

Zgjedhjet kanë mbetur vetëm skeleti.

Ua thashë edhe njëherë, ndërgjegjien e njeriut të lirë nuk mundet kurrë të mposhtet me mashtrime. Një njeri i lirë, ka respekt për votën e lirë.

E kemi nisur këtë betejë dhe do e bëjmë ketë betejë dhe me sukses. Mbajeni mend. Është  e vërteta ajo që na garanton suksesin.

Të fundit