Flash News


Ditari i Opozitës

Berisha: Blerja e votës nuk u fsheh, bandat kriminale vepruan të organizuara në 10 qarqe dhe mbi 20 bashki

Berisha: Blerja e votës nuk u fsheh, bandat kriminale vepruan të

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë Rama lidhur me zgjedhjet e fundit, duke deklaruar se blerja e votës ka qenë e hapur dhe e organizuar në mënyrë kriminale në të gjithë vendin.

Një bimë kanabis i sjell trafikantëve 1000 euro. Ky ishte një instrument i pastër për blerjen e votës. Rama nuk e fshehu, përkundrazi, e bëri publike blerjen e votës kur fali të paktën 200 milionë euro gjoba, vetëm dy ditë para zgjedhjeve,” – u shpreh Berisha.

Sipas tij, mbi 10 mijë punësime në administratën lokale dhe qendrore u kryen për qëllime elektorale, ndërsa në terren vepruan banda të strukturuara kriminale në 10 qarqe dhe më shumë se 20 bashki, të cilat kishin për detyrë të garantonin fitoren e kandidatëve të Partisë Socialiste.

Berisha përmendi edhe emrin e Sara Milës, kandidate e PS-së, të cilën e quajti “ylli i kësaj fushate”, duke ironizuar numrin e lartë të votave që ajo mori: “Një e panjohur që arrin 30 mijë vota preferenciale në një vend ku blerja e votës është standard, është një barcaletë botërore për demokracinë.”

Sipas Berishës, këto zgjedhje nuk ishin të lira dhe të ndershme, por një operacion i mirorganizuar kriminal për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

Të fundit