Flash News

Ditari i Opozitës

"Bllokimi i rrugëve ishte çlirim për shqiptarët", Berisha: Protesta e radhës mund të zgjasë me ditë ose javë

"Bllokimi i rrugëve ishte çlirim për

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar lidhur me bllokimin e rrugëve nga opozita një ditë më parë, duke e përshkruar këtë veprim si një moment çlirimi për shqiptarët.

Ai e cilësoi ndërprerjen 3-orëshe të qarkullimit si një rikthim të dinjitetit për qytetarët dhe një mesazh shprese ndaj narkoshtetit.

Kryefjala e çdo shqiptari, lajmet e agjencive botërore, ishin një dhe vetëm një, paralizimi prej 3 orësh i Shqipërisë nga veriu në jug. Për këtë më duhet të bëj një korrigjim: Në pamje të parë dukej se Shqipëria ishte e paralizuar për 3 orë, por mbrëmë Shqipëria ishte e çliruar për 3 orë.

Dje Shqipëria rifitoi dinjitetin për 3 orë, por më e rëndësishmja, mesazhi i shpresës që ne u përcollëm qytetarëve, opozita nuk ka frikë nga narkoshteti.

Kujtoj se kemi ezauruar vetëm 2 nga 77 mënyrat e mosbindjes civile, kemi edhe 75 të tjera”- tha Berisha.

Berisha deklaroi më tej se protesta e radhës mund të zgjasë me ditë ose javë nëse është e nevojshme. Ai ka paralajmëruar se në protestën e radhës nuk do të ketë vetëm bllokim rrugësh.

Herën tjetër do të jetë 3 ditë ose 3 javë nëse është nevoja,. Jo vetëm bllokim rrugës por edhe okupim i institucioneve pa të cilat narkoshteti nuk funksionon dot”, tha ai.

Të fundit