Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Bojkoti i Samitit të BE, goditja më e rëndë për Shqipërinë prej 1944-ës

Berisha: Bojkoti i Samitit të BE, goditja më e rëndë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se nëse Edi Rama nuk shkon në Samitin e BE-së, kjo do të jetë goditja më e rëndë për Shqipërinë që nga viti 1944.

Duke evidentuar pse është e rëndësishme pjesmarrja në këtë Samit, Berisha e kosnideron bojkotin si një akt anti-historik.

Sipas kryedemokratit, ky vendim fakton që Edi Rama zbaton urdhërat e Beogradit.

“Ky eshte nje akt anti-historik i ketyre gangstereve politike qe tradhtojne interesat jetike te kombeve te tyre. Shqiperia renditet keshtu ne anen e zeze te historise dhe kjo eshte goditja me e rende qe Shqiperia dhe kombi shqiptar marrin qe nga viti 1944.

Me kete qendrim anti-shqiptar Edi Rama provon perfundimisht se vendimet themelore per Shqiperine dhe shqiptaret merren ne Beograd dhe ne Moske dhe jo absolutisht ne Tirane”, shton Berisha.

Ky i fundit iu bën thirrje shqiptarëve që “të ngrihen në mbrojtje të ëndrrës së tyre europiane”.

Berisha: Bojkoti i Samitit të BE, goditja më e rëndë

Të fundit