Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Burri i ministres merr me 1 euro bregdetin, kurse biznesmeni i ndershëm falimenton

Berisha: Burri i ministres merr me 1 euro bregdetin, kurse biznesmeni i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral në Shijak me kandidatin për kryetar bashkie nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Rezeart Tusha.

Në fjalën që mbajti, Berisha tha se biznesmenët e Shijakut, që krijuan ndër bizneset më të suksesshme të vendit, papritmas u gjetën para një vërshimi të kontrabandës, të prodhimeve me subvencion të Serbisë dhe ecën drejt një falimentimi të dhimbshëm.

Sipas tij, burri i ministres bëhet investitor strategjik dhe merr me 1 euro bregdetin, kurse biznesmeni i ndershëm falimenton.

Berisha: Në 14 maj çelim dyert e shpresës, rikthejmë shpresën dhe ne me përpjekje të mëdha, do të bëjmë gjithçka që ata që janë larguar të kthehen tek ne. Të kthehen në Shqipëri.
Shqipëria është një lloj parajse mbi tokë. Nuk ka vend që të ketë pasuritë e saj. Pyesni ju djemtë dhe vajzat e Shijakut që janë shpërndarë nëpër botë, të ju thonë ku kanë parë, ku kanë gjetur një vend me pasuritë përrallore të Shqipërisë. Asnjë.
Por ata janë kthyer në mallkim, sepse biznesmenët e Shijakut, që krijuan këtu ndër bizneset më të suksesshme të vendit, papritmas u gjetën para një vërshimi të kontrabandës, të prodhimeve me subvencion të Serbisë dhe ecën drejt një falimentimi të dhimbshëm.
Këtu pasuritë shndërrohen jo në begati për qytetarët, por në mallkim, sepse investitori strategjik, burri i ministres merr me 1 euro, pasuri përrallore në bregdet. Kurse biznesmeni i ndershëm nëse do të ndërtojë diçka në bregdet, detyrohet ta blejë me 200-300 euro metrin katror, ndërsa ai që e ka marrë me 1 euro nuk paguan asnjë taksë, nuk paguan as TVSH, kurse këtij detyrohet të paguajë qimet e kokës. Pra e falimenton. Nuk ka shans, nuk mund të konkurrojë.
Në çdo fushë është kjo.
A mund të vazhdohet në këtë mënyrë miq? Ndryshimi pra është jetik.

Të fundit