Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Buxheti 2024, cinik ndaj pensionistëve; Çfarë do zgjidhte problematikat e tyre

Berisha: Buxheti 2024, cinik ndaj pensionistëve; Çfarë do

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi buxhetin 2024, gjatë takimit me ekspertë dhe drejtues të departamenteve të PD-së.

Sipas Berishës, ky buxhet tashmë i miratuar në Kuvend është cinik ndaj kategorisë së pensionistëve sepse shpenzimet shkojnë strikt në sektorët ku vidhet më shumë.

Berisha: Nuk ka mëdyshje se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe të shqiptarëve.

Nëse marrim parasysh se ku investohen paratë e shqiptarëve, Portin e Durrësit dhe PPP-të e sektorëve, dramatike është se në këto sektorë ku vidhet me thes, investimet tejkalojnë disa herë atë që duhet të jetë investim themelor për një shoqëri, investimin në kapitalin njerëzor, që është investimi më jetik.

Cilido që studion këtë buxhet, ky është një buxhet cinik ndaj pensionistëve.

Ata janë më në nevojë se të gjithë të tjerët, sepse marrin pak dhe ne mendojmë se shpenzojnë pak. Jo, kanë nevojë për shpenzime.

Nëse në grupmoshën 40-50, mund të jenë 5 apo 10 përqind që marrin ilaçe, në grupmoshën 70-80, kjo përqindje shkon në 60 përqind dhe më lart. Po marr vetëm këtë aspekt.

Në vend se të vendosej minimumi jetik dhe mbyllte përkohësisht, sepse gjithçka lëviz, por mbyllte të paktën për një periudhë 3-4 vite, problematikat e mëdha të pensioneve të ulëta, të ndihmës ekonomike të paqenë, këtu shpenzimet shkojnë strikt në sektorët ku vidhet dhe vidhet më shumë. Kjo është e vërteta.

 

Të fundit