Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Buxheti antiqytetar jep vetëm 16 mln euro për pensionistët, kurse Rama zhgërryhet në luks

Berisha: Buxheti antiqytetar jep vetëm 16 mln euro për

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar buxhetin e shtetit të projektuar nga Edi Rama, ku sipas tij i jep vetëm 16 milionë euro rreth 800 mijë pensionistë. ‘Buxheti antiqytetar jep vetëm 16 mln euro për rreth 800 mijë pensionistë, kurse Rama zhgërryhet në luks dhe vjedhje’, u shpreh Berisha.

Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë.
Këto ditë në parlament, në studiot televizive dhe kudo, dëgjoni dhe lexoni për buxhetin në të madh në historinë e Shqipërisë prej 8.2 miliardë eurosh.
Buxheti, i cili vetëm një të dyqindtën iu kushton 40 përqind të shqiptarëve që jetojnë në fshat.
Buxhetin antiqytetar që 800 mijë pensionistëve iu kushton 16 milionë euro.
Në akte përçmimi, përbuzje ekstreme nga narkoelita e Shqipërisë, e cila pasurohet çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë, çdo ditë duke thithur pasuritë tuaja, pasuritë e shqiptarëve si shushunja.
Duke u zhytur në luks, në abuzime, shpërdorime të paimagjinueshme.…

Të fundit