Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: ‘Call center’-at e këshilltarit të Olta Xhaçkës po mashtrojnë evropianët me bitcoin

Berisha: ‘Call center’-at e këshilltarit të Olta

Kreu i PD, Sali Berisha ka denoncuar këshilltarin e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka se me anë të ‘call center’-ave po mashtrojnë evropianët me bitcoin.

Duke folur në një takim me banorët e njësisë 1 dhe 3 në Tiranë, Berisha tha se qytetarët europianë ftohen që të blejnë bitcoin, dhe t’u konsiderohet 25% më shumë.

 Berisha: Ne duhet të dalim në 6 dhjetor, pasi jemi shndërruar në njerëz të varkave, pasi jemi njerëz të vjedhur, prandaj jemi të varfër dhe prandaj po iki. Kjo është e vërteta, sepse tokë më të pasur se kjo tokë nuk ka. Sepse kur kryeministri merr plaçkë portin mijëravjeçarë, këtë nuk e ka bërë asnjë kolonizator, por ky do të ndërtojë Dubain e tij.

Kam 2 javë që denoncoj një vjedhje të jashtëzakonshme që u bëjnë europianëve. Në një aspekt protesta jonë ndaj këtij regjimi është për të gjithë shqiptarët e ndershëm.

Çfarë bëjnë këta. Me call centerat e këshilltarit të Olta Xhaçkës, të ministres strategjike ftojnë qytetarët Europianë që blini bitcoin, vendoseni në këtë aplikacion dhe ne do të ua konsiderojmë 25% më shumë. Ka njerëz që besojnë dhe blejnë bitcoin, e vendosin në aplikacion dhe besojnë se e kanë aty, por nuk e kanë kurrë më.

Të gjithë këto call centera të patronuar nga Olsi Rama. Punonjësve u thonin mos u shqetësoni se qeveria nuk ju ngacmon. Dhe më pas bitcoin përfundonte në kuletën dixhitale të mafias që organizon këtë. E pastaj ku? Kthehej në para kesh me paratë e pista që sillnin nga kartelet e Ekuadorit, Meksikës dhe të gjitha bandat e kokainës dhe pjesa tjetër që nuk kthehej, përfundonte në Emiratet e Bashkuara Arabe.

E shihni se në çfarë cikli, këta pasuroheshin me të gjitha mënyrat. Me ato para duan të shesin apartamentet e Dubait këtyre, për qytetarët votonin amendament për amendament sikur nuk kishte fëmijë, të sëmurë, prindër, të gjithë votonin kundër.

Edhe ne të votojmë në datën 6 në prani të të gjithë Europës kundër kësaj qeverie që plaçkit e vjedh popullin e vet.

Të fundit