Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ceno Klosi dhe Evis Berberi janë hajdutët-kurbanë të Ramës

Berisha: Ceno Klosi dhe Evis Berberi janë hajdutët-kurbanë

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar rastet e dy drejtorëve të PS, njëri prej të cilëve u arrestua pak ditë më parë dhe tjetri është në hetim për akuzën e korrupsionit.

Duke folur nga tubimi qytetar, Berisha tha se drejtori i Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi dhe Evis Berberi, ish kreu i ARRSH-së janë kurbanë të Ramës dhe ministrave të tij.

Berisha: Të gjitha këto ndodhin sepse ai ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet.

Sepse me Skapin e tij ai godet vetëm ata që do.

Arreston liderin e Partisë Demokratike.

Krijon goditje mburojë për ministrat e tij.

Kurse ministrat dhe ai, që kanë firmosur në çdo vjedhje, bëjnë moral, betohen për drejtësi dhe pavarësinë e saj.

Kjo drejtësi, e shndërruar në parzmore të krimit monstruoz qeveritar, është drejtësia më kriminale që nga ditët më të zeza të diktaturës gjer më sot.

Është drejtësia me regji të Edi Ramës.

Keni dëgjuar ju për një hajdut, Ceno Klosin? Ka një javë që mbushen mediat me emrin e tij.

Me Evis Berberin.

Çfarë janë këta? Këta janë vetëm hajdutë-kurbanë të ministrave superhajdutë, të Edi Ramës, Belindës, Erion Veliajt, Taulant Ballës dhe me shokë.

Nuk ka drejtësi në këtë vend.


 

Të fundit