Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha citon Papa Gjon Palin: Qytetar mos je i trembur, mos ki frikë. Sot kjo fjalë është kushtrim

Berisha citon Papa Gjon Palin: Qytetar mos je i trembur, mos ki frikë. Sot

Kryedemokrati Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve, citoi Papa Gjon Palin, kur tha se qytetari nuk duhet të trembet, të ketë frikë. Berisha e drejtoi këtë shprehje si një thirrje për shqiptarët.

Kryedemokrati tha se ata qytetarë që duan lirinë duhet t'u qëndrojnë besnikë idelave të tyre.

Berisha: Merita juaj është e jashtëzakonshme sepse ju tregoni se jeni djem, e vajza, burra e gra që i besoni të vërtetës, Zotit dhe Shqipërisë. Nuk ka sot asgjë më jetike për Shqipërinë, se sa besimi juaj, besimi i të rinjve shqiptarë, burrave dhe grave të saj.

Censusi mbahet sekret. Ai tregon se nga 2.9 milionë në vitin 2013, sot nuk jemi as 1.5 milionë.  Ndaluni pak. Kurrë në histori, një pushtim, luftë, epidemi nuk ka pakësuar, dërrmuar shqiptarët siç ka bërë regjimi i Edi  Ramës në këto 10 vite i bazuar në krimin, drogën, korrupsionin, vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe le të bëjmë ne, të gjithë përpjekjet, të bashkohemi me çdo qytetar.

Unë u bëj thirrje këtu para jush, mbarë që duan lirinë; mos harroni kurrë se liria e tradhtuar është liri e pamerituar. Ndaj dhe qëndroni besnik idealeve tuaja.  Luftoni për liritë tuaja, dinjitetin tuaj, se së bashku ne ja dalim. Asnjë forcë në botë që të mposhtë idealet tona të lirisë nuk ka. 

Por kjo kërkon miqtë e mi, të vrasim frikën, kjo kërkon sot nga çdo i ri dhe e re, çdo shqiptar dhe shqiptare, të rikujtojë dhe njëherë armën me të cilën Papa Gjon Pali u bë Papa Liberator.

Në kulmin e territ të diktaturave komuniste ai ju drejtua besimtarë me një fjalë të vetme; mos je i trembur, mos ki frikë. Dhe ajo fjalë u shndërrua në shpatën e idealeve, me të cilat njerëzit e shtypur luftuan dhe përmbysën diktaturat komuniste.

Sot kjo fjalë është një kushtrim, është një apel për çdo shqiptar; të ngrihemi se këta bastardë, kriminelë, banditë, duken të fortë vetëm se nuk ngrihemi ne.

 

Të fundit