Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-Dakos nga Durrësi: Gjush, thuaj sa para nga taksat e shqiptarëve i ke dhënë McGonigalit?

Berisha-Dakos nga Durrësi: Gjush, thuaj sa para nga taksat e

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj ish kreut të bashkisë Durrës, Vangjush Dakos dhe Ardian Çelës, drejtues politik i qarkut të PS, teksa i ka quajtur “dyshja më mafioze në Shqipëri e Ballkan”.

Nga Durrësi ku prezantoi kandidatin e opozitës, Igli Cara, Berisha theksoi i bëri thirrje Vangjush Dakos të tregojë se sa para nga taksat e qytetarëve i ka dhënë ish agjentit të FBI, McGonogal.

“Ajo zonja që është përballë Igli Carës del nga sirtarët e Gjushit. Ajo ka një dyshe që është një nga dyshet më mafioze jo vetëm në Shqipëri, por edhe Ballkan dhe më gjerë.

Gjushi dhe Ardian Çela, mikpritësit e Masimo Delanos, nxënësit e tij në Shqipëri.

Gjush, thuaj sa para nga taksat e shqiptarëve i ke dhënë McGonigalit?

Në respekt të qytetarëve të Durrësit, i ftoj mikut tim Igli Cara ta ftojë në debat, të marrë suflerët me vete, Gjushin dhe Çalën.

Këta nuk pyesin për qytetarët, pyesin vetëm për llogaritë e tyre bankare. 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit